Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator të cilët ishin në grevë.
Ajo në emisionin Context në ATV, ka deklaruar se pagat do të ekzekutohen vetëm nëse kompensohen orët e humbura.
“Me rëndësi është se ne do ta realizojmë këtë pagesë për mësimdhënsit, por me garanci që orët e humbura do të kompensohen”, ka thënë ajo.
Ndërsa, në rast se nuk do të ndodhë kompensimi i orëve të humbura, Nagavaci ka shtuar se mësimi do të zgjasë më shumë.
“Nëse tash nuk kompensohen orët e humbura, mësimi do të zgjasë deri në gjysmën e muajit korrik”, ka deklruar ajo.
Nagavci theksoi se “Brenda disa dite do të ekzekutohen pagat në formë të avansit për punën që do të bëhet në muajt në vijim për 22 ditët e humbura për shkak të grevës”.
Kurse, ka shtuar se ministri i Financave, Hekuran Murati e ka obligim që ta zbatojë ligjin
“Ministri Murati e ka obligim ligjor që të respektoj dhe të kujdeset për buxhetin dhe është i obliguar ta zbatoj ligjin”, ka pohuar ministrja Nagavci.
Ajo, përsëri ka akuzuar komunat që nuk i kanë dërguar me kohë listat e pagave.
“Kurse komunat, nuk i kanë përcjellë të dhënat duke shtuar edhe presionin të mësimdhënësit që të vazhdojë greva që kjo ët shfrytëzohet më shumë për qëllime politike”, është shprehur ndër të tjera ministrja Nagavci.