Nagavci shprehet optimiste se statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Nagavci shprehet optimiste se statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Komisioni për Arsim në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ky statut do të sjellë reforma që ndikojnë në cilësinë e universitetit. 

Sipas saj, pas këtij statuti, do të fillojnë me unifikimin e të gjithë statuteve të universiteteve të tjera publike që të rritin cilësinë në arsimin e lartë.

Deputeti i PDK-së, anëtar i këtij komisioni, Ardian Kastrati ka thënë se janë kundër ndryshimit të emrit të universitetit.

“Do të ishte e udhës që Xhelal Sveçla të heqë tabelën e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicën veriore… ndërrojani emrin e Universitetit në veri dhe na hiqni këtë barrë”, ka thënë ai.

Në Statutin e ri të UP-së, parashihet që emri i Universitetit të jetë ai i vitit 2012. Ndërsa emri që do të përdoret është “Universiteti i Prishtinës”.

“1.Universiteti ka emrin Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky emër i është vënë në vitin 2012. 2. Emri në përdorim i universitetit është “Universiteti i Prishtinës”, shkruan në nenin 2 të Statutit të ri. 

Related Articles