Nagavci thotë se asnjë fëmijë nuk do të mbetet jashtë shkollës

Nagavci thotë se asnjë fëmijë nuk do të mbetet jashtë shkollës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që do t’u ofrohet mbështetje secilit fëmijë që ka nevojë dhe asnjëri nga ta nuk do të mbetet jashtë shkollës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se sot ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit në komuna që të sigurohen për themelimin/funksionalizimin e ekipeve vlerësuese pegadogjike për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Mungesa apo jofunksionaliteti i ekipeve vlerësuese pedagogjike në komuna po i dëmton fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit dhe shkollat pasi që nuk arrijmë të kemi të dhëna/informata të sakta për nxënësit me nevoja të veçanta, shkallën e funksionalitetit të tyre, nevojat që ata kanë për resurse dhe mbështetje pedagogjike”.

“Si rezultat i kësaj ne kemi fëmije me nevoja të veçanta pa përkrahje, prindër të pakënaqur dhe shkolla që ballafaqohen në përditshmëri me mungesë të përkrahjes nga nivelet komunale për ta bërë punën e tyre më të lehtë dhe më profesionale”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka shkruar se arsimi është një e drejtë e garantuar me konventa e ligje për të gjithë fëmijët pa dallim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles