Napoli pritet të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi kryesor i kësaj skuadre Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli pasi kërkesat për të janë të shumta nga skuadrat europiane.
Napoli I kërkon 90 milionë euro për largimin e Osimhenit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Napoli ka gjetur zëvendësuesin e Osimhenit e ai është sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Broja është duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm te skuadra e Southamptonit pasi është i huazuar nga Chelsea.
Skuadra italiane po ashtu është duke kërkuar edhe transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani i cili po bën një sezon të mirë te Empoli./GAZETA ENIGMA/