Napoli ka publikuar një video në mbështetje të Ukrainës.
Futbollistët e Napolit së bashku me trajnerin në gjuhët e tyre kanë kërkuar që të ndalet lufta në Ukrainë.
Me moton “ndaleni luftën” të gjithë lojtarët janë shfaqur në videon e publikuar.
E në mesin e këtyre është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që flet në shqip.