Naser Ramadani sërish infektohet me COVID-19

Naser Ramadani sërish infektohet me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me virusin COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, në Komision ku po raportohet për situatën epidemiologjike në vend.

Kollçaku ka thënë se Ramadani është ftuar në mbledhje, por se nuk ka mundur që të marrë pjesë për shkak të infektimit me Covid-19.

Kjo është hera e dytë e infektimit të Ramadanit me këtë virus, pasi ai ishte infektuar edhe më 29 mars të vitit të kaluar. / Gazeta Enigma.

Related Articles