Ministri Latifi: Shkollat vendosin për mënyrën e procesit mësimor, ende s’ka hapësirë për t’u relaksuar

Ministri Latifi: Shkollat vendosin për mënyrën e procesit mësimor, ende s’ka hapësirë për t’u relaksuar

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në Komisionin për Shëndetësi se numri më i madh i të infektuarve në Kosovë është me variantin Omicron, ndërsa sipas tij, numri i atyre që kërkojnë kujdes në spital, sidomos në kujdesin intensiv ende është i menaxhueshëm.

Ai bëri të ditur se për personelin mjekësor të infektuar kanë ndërruar strategji rreth kthimit në punë, pasi sipas tij punëtorët shëndetësorë të cilët brenda pesë dite nuk kanë shenja klinike të infeksionit atëherë mund të kthehen në punë.

Ministri tha se ia kanë lënë shkollave qe me vendosë sesi do ta vazhdojnë mësimin, online apo me prani fizike.

“Jam shumë i vetëdijshëm se nëse i mbyllim shkollat, ekonomia ka me pasu shumë. Për shkak se nëse nuk shkojnë në shkollë atëherë prindërit nuk kanë me shku në punë. Shkollat do të vendosin a të shkojnë me mësim online apo me prani fizike. Nëse nesër na keqësohet gjendja, absolutisht duhet me i mbyll shkollat”, tha ai.

LEXO EDHE: “Dy të infektuar me COVID-19 kanë vdekur të mërkurën në Infektivë”

/Gazeta Enigma/

Related Articles