NATO: Deri tani kemi parë një strategji vërtetë të dobët të Rusisë

NATO: Deri tani kemi parë një strategji vërtetë të dobët të Rusisë

Rusia do të nisë një qasje më të drejtpërdrejtë në përpjekjet e saj për të pushtuar qytetet ukrainase pasi planet për të rrethuar objektiva si Kievi kanë qenë frustruese për ta, sipas një zyrtari ushtarak të NATO-s.

“Ne po shohim një ndryshim në strategji nga pala ruse… Ata janë më pak të përqendruar në rrethimin e qyteteve, më të përqendruar në përpjekjet për të hyrë brenda. Bombardimet më të rënda janë një efekt anësor i atij ndryshimi”, ka thënë ky zyrtar për CNN.

Përparimi i ngadalshëm i Rusisë dhe humbjet e rënda të pësuar në ditët e para të pushtimit të saj kanë detyruar ndryshimin, tha zyrtari, me forcat ruse tani të penguara nga çështjet logjistike ndërsa përpiqen të shtyjnë më tej në Ukrainë.

“Është i gjithë zinxhiri logjistik që në njëfarë mënyre nuk po funksionon siç duhet. Pra, ajo që kemi parë është një strategji vërtet e dobët, e kombinuar me përgatitjen e keqe dhe rënien e moralit. Ata nuk kanë ushqim, u mungon karburanti dhe gjithashtu pjesë këmbimi”, shtoi ai.

Ndërsa një rezistencë e vendosur ukrainase është kryesisht përgjegjëse për pengimin e përparimit rus, zyrtari i NATO-s paralajmëroi se situata në terren mund të ndryshojë me shpejtësi dhe se “pritjet” duhet të “menaxhohen”.

“Ukrainasit do të lodhen ndërsa Rusia ka ende rezerva të reja”, paralajmëroi zyrtari.

Related Articles