“NATO e gatshme për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”

“NATO e gatshme për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”

Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha në një intervistë për televizionin publik portugez RTP, se Aleanca është gati për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Rob Bauer këmbëngul se NATO është gati për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, dhe pranon se riarmatimi është përparësia kryesore e Aleancës. Ai gjithashtu pranon se organizata ka humbur monopolin e saj mbi nismën ushtarake,” raportoi RTP.

Bauer ritheksoi se gjatë samitit të NATO-s në Madrid të mbajtur vitin e kaluar, Aleanca vendosi të krijojë katër grupe luftarake shumëkombëshe shtesë në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Është një sinjal i rëndësishëm për Rusinë, se ne jemi gati nëse ata vendosin të shkojnë pas NATO-s. Kjo është një vijë e kuqe. Nëse ka një vijë të kuqe, atëherë janë rusët ata që po kalojnë kufijtë tanë”, theksoi Bauer.

Sipas mediave të huaja, Bauer tha se vendet e NATO-s duhet të përshtatin prodhimin industrial civil me nevojat e ushtrisë, dhe shprehu mbështetje për idenë e një “ekonomie lufte në paqe”.

Shtoi se beson se qëllimet strategjike të Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, me Moskën që kërkon të pretendojë territorin e ish-Bashkimit Sovjetik.

I pyetur nëse NATO ka frikë nga një përshkallëzim në luftën ruso-ukrainase, Bauer tha se ndërsa fillimi i agresionit rus ishte një përshkallëzim, dëshira e Ukrainës për të rimarrë territoret që me të drejtë i përkasin, nuk është një përshkallëzim.

“Nëse [rusët] ndalojnë luftën sot, nuk do të ketë përshkallëzim”, tha Bauer.

Gjatë 19 janarit, Bauer se Rusia do të mbetet një kërcënim për NATO-n edhe nëse forcat e saj mposhten në Ukrainë.

Related Articles