NATO ka vendosur që të martën t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë udhëheqës i aleancës transatlantike të sigurisë që nga viti 2014 dhe mandati i tij është zgjatur tashmë tre herë më parë.
Ky vendim do të thotë vazhdimësi e drejtimit të të NATO-s pasi 31 anëtarët e saj përballen me sfidën e mbështetjes së Ukrainës në zmbrapsjen e pushtimit të Moskës duke shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe forcave ruse, shkruan Reuters.