Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Moskës që ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe t’i tërheqë të gjitha trupat ushtarake.
Ai ka ripërsëritur se aleanca nuk do të dërgojë trupa dhe armë në mbështetje të Kievit, pasi që nuk do që të bëhet pjesë e konfliktit.
“Sulmi rus është totalisht i papranueshëm dhe është duke u bërë i mundur nga Bjellorusia”, ka thënë Stoltenberg.
“NATO është aleancë mbrojtëse, ne nuk synojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet që menjëherë ta ndërpresë luftën, t’i tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina dhe të angazhohet në mirëbesim për rrugët diplomatike”. / Gazeta Enigma.