Zelensky do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, Ukraina pritet të anëtarësohet në BE

Zelensky do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, Ukraina pritet të anëtarësohet në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet t’i drejtohet Parlamentit Evropian në debatin e sotëm mbi pushtimin rus dhe aplikimin që ka nënshkruar dje që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, dje Der Leyen ka thënë se blloku perëndimor do të vazhdojë, sot , me miratimin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, transmeton Gazeta Enigma.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do ta hap debatin në orën 12.30.

“Plenari do të miratojë një rezolutë për të mbyllur debatin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Me iniciativën e Presidentit Metsola, në orën 15.30 do të ketë një tubim të eurodeputetëve, stafit dhe të ftuarve ukrainas në Esplanade para Parlamentit Evropian në Bruksel, për të treguar solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.

Kujtojmë, se Zelensky ka kërkuar me procedura të shpejtuara për t’u anëtarësuar Ukraina në BE./Gazeta Enigma/

Related Articles