NATO: Serbia të ndihmojë që përgjegjësit për Banjskën të dalin para drejtësisë

NATO: Serbia të ndihmojë që përgjegjësit për Banjskën të dalin para drejtësisë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, është takuar sot me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, ku gjatë takimit u tha se është urgjente që përgjegjësit për sulmin e para një viti në Banjskë të sillen para drejtësisë.

“NATO kërkon nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë. KFOR-i synon të sigurojë që sulme të tilla të mos përsëriten. Është e rëndësishme që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara të cilat mund të nxisin tensionet, të rrezikojnë sigurinë ose të rrezikojnë ushtarët e KFOR-it”, thuhet në njoftim pas takimit.

“NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të arritur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, është thënë tutje në komunikatë.

Ndërsa, komandanti në largim i KFOR-it, Ulutash tha se nën komandën e tij, KFOR-i ka ruajtur me sukses paqen dhe sigurinë në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

Related Articles