NATO: S’ka asnjë shenjë shtensionimi nga Rusia

NATO: S’ka asnjë shenjë shtensionimi nga Rusia

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shtensionimi i situatës në Ukrainë do të nënkuptonte tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga kufiri me këtë shtet.

Stoltenbergu ka deklaruar në një konferencë për media për gazetarë se deri më tani nuk ka asnjë shenjë shtenisonim nga Rusia.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa ushatarake në kufirin pranë Ukrainës, duke deklaruar se kjo po bëhet për shkak të stërvitjeve.

Mirëpo, SHBA-ja ka deklaruar vazhdimisht se Rusia është duke planifikuar ta pushtojë Ukrainën, gjë që Moska zyrtare e ka mohuar.

“Rusia ka ende kohë të kthehet prapa, të ndalet së përgatituri për luftë, dhe të nisë punën për një zgjidhje paqësore. Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo na jep shpresa për optimizëm mirëpo deri më tani nuk kemi parë ndonjë shenjë të shtensjonimit nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka folur para gazetarëve pak para takimit dy ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. / Gazeta Enigma.

Related Articles