Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar mbështetje të madhe nga e gjithë Kosova në ndeshjen e play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisovit, shtuar se janë të gatshëm për ndeshjen.

Ballkani luan ndaj BATE Borisovit të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Daja pret paraqitje të madhe nga lojtarët e kampionit të Kosovës, kundër një ekipi si ky nga Bjellorusia, duke nënvizuar se edhe Qëndrim Zyba është në mëdyshje për ndeshjen, por beson që ata që do të jenë në fushë do të mbulojnë më shumë se sa kanë mbuluar.

“Po t’i kthehemi historisë për një vit, gjendemi përsëri në play-off dhe rezultatet janë historike. Ne përfaqësojmë Kosovën dhe kemi bërë një stërvitje pasi jemi marrë me përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Dje është bashkuar grupi kemi këtë lloj përfaqësimi historik brenda. Është larguar Rrahmani, është dëmtuar Emërllahu dhe se fundi Zyba. Do të shohim nëse ka gjasa. Duke pasur kaq shumë ndryshime, kemi bërë disa ndryshime në stërvitje”.

“Kërkojmë një mbështetje nga e gjithë Kosova. Përveç Ballkanit, përfaqësojmë edhe Kosovën dhe pres mbështetjen për lojtarët. BATE Borisov ka eksperiencë në garat evropiane. Ka qenë në fazë të grupeve. Ne nesër do ta vlerësojmë BATE-n edhe për eksperiencën edhe si kundërshtar. Besoj që nesër BATE është favorit por do te thosha që dyja ekipet që shfrytëzojnë rastet munden ta bëjnë një hap para. E këtë duam ta bëjmë vet”.

“Nuk duhet të bëjnë më shumë. Duhet ta japin maksimumin dhe karakteri i fituesit ka qenë ajo që ka shtyrë ekipin në këtë ecuri. Nuk pretendoj të bëjnë më shumë se që kanë bërë, por ndoshta të japin pak më shumë për të ulur problematikën e mungesave. Pres të japin pak më shumë titullarët për të mbuluar mungesat”, ka thënë Daja. 

Related Articles