Ndahet nga jeta shkrimtari Adem Gashi

Ndahet nga jeta shkrimtari Adem Gashi

Sot është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur kosovar, Adem Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij, Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.

Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.

Related Articles