BE-ja e SHBA-ja thonë se janë “në një linjë” për Ballkanin

BE-ja e SHBA-ja thonë se janë “në një linjë” për Ballkanin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasur mëngjesin e së hënës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka thënë se është rikonfirmuar që SHBA-ja dhe BE-ja janë plotësisht në një vijë për të ardhmen e Ballkanit.

“Nisa javën në Davos me ndihmëssekretarin amerikan, Jim O’Brien. E rëndësishme të kemi këtë bisedë për Ballkanin pikërisht në fillim të vitit. Ne duam që ta shohim rajonin teksa lëvizë përpara për të mirën e qytetarëve të vet. Është mirë të konfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën faqe”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Para takimit me O’Brienin, një ditë më parë, Lajçaku lajmëroi për takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të cilin takim tha se është diskutuar për gamë të gjerë temash të dialogut dhe pritjen e avancimit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar ai. Ndërsa Bislimi ka thënë se shtyrja përpara e idesë që të hiqen vizat për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në Kosovë, dëmton dialogun.

Related Articles