Ndajn rrugët Prishtina dhe Besart Berisha

Ndajn rrugët Prishtina dhe Besart Berisha

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Besart Berishën.

Sipas asaj që ka shkruar klubi nga kryeqyteti, Berisha pritet që të largohet nga Kosova.

“Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese”, thuhet ndër tjera në postim, raporton Gazeta Enigma.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.

Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles