Të dielën në Jarinje janë ndaluar dy persona me pasaportë ruse, të cilët nuk kishin pasur viza të Kosovës.
“Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës”.
“Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.