Ndalohet një serb në Leposaviq, bëri kontrabandë me kafshë

Ndalohet një serb në Leposaviq, bëri kontrabandë me kafshë

Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Leposaviq.

Siç ka njoftuar Policia, një serb ka pasur në automjetin e tij të ngarkuara kafshë të imta, dhjetë krerë dhi dhe katër qengja, transmeton Telegrafi.

“Bistricë, Leposaviq 10.06.2023 – 20:15. Njësiti policor gjatë patrullimit në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi në fshatin Bistricë rreth 500 metra afër kufirit kanë vërejtur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet kishte pas të ngarkuara kafshë të imta dhjetë krerë dhi dhe katër qengja. Me automjet kishte qenë i dyshuari mashkull serb i cili ka deklaruar se kafshët i kishte kontrabanduar nga territori i Serbisë”, bën të ditur Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se, kafshët me automjet janë proceduar në Doganë ku do të kryhen procedurat edhe nga ana e AUV-it.

Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar.

Related Articles