Ndalohet për 48 orë Fazli Kikaj nga Prizreni i cili po dyshohet për pedofili

Ndalohet për 48 orë Fazli Kikaj nga Prizreni i cili po dyshohet për pedofili

Fazli Kikaj, 76-vjeçari nga Prizreni po akuzohet për pedofili është paraqitur vet në Polici, një ditë pasi këta të fundit nuk e gjetën në adresën e banimit.

Ndërsa, Drejtoria Rajonale në Prizren ka konfiruar për Gazetën Enigma se me vendim të prokurorit të shtetit, Kikajt i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 “Po ju konfirmojë se i dyshuari F K eshte arrestuar dhe shoqeruar ne  polici, njejti me vendim të Prokurotit te shtetit ndalohet për 48 orë.Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Rajonale.

Kikaj që po akuzohet për pedofili është dorëzuar vet në polici. Ai po akuzohet për pedofili, pasi iu publikuan pamje teksa shihej se si tentoi ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

Related Articles