Ndërpritet seanca plenare e Kuvendit, vazhdon nesër

Ndërpritet seanca plenare e Kuvendit, vazhdon nesër

Pas disa orëve, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë të premten nga ora 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.

Në rend të ditës janë pikat e mbetura nga seanca e sotme.

Ndër pikat në rend dite është edhe Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.

Po ashtu pritet të votohet edhe për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe ai për Gjykatën Komerciale,

Mes tjerash pritet të votohet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës / Gazeta Enigma.

Related Articles