ZYRTARE: Futbollisti i Dritës i bashkohet skuadrës së Superligës së Kosovës

ZYRTARE: Futbollisti i Dritës i bashkohet skuadrës së Superligës së Kosovës

Klubi Futbollistik “Ulpiana” nga Lipjani ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur në këtë afat kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Esosa Priestly Irogue, shkruan Gazeta Enigma.

Sulmuesi afrikan është huazuar tek Ulpiana nga skuadra gjilanase, Drita, në formë huazimi për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

25-vjeçari pritet që t’i ndihmojë skuadrës së Ulpianës në rrugëtimin për të mbijetuar në Superligën e Kosovës.

Më poshtë e gjeni zyrtarizmin e KF Ulpianës:

Mirë se vjen Esosa Priestley Irogue

KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue (sulmues) i cili vjen nga radhet e FC DRITA, Gjilan.

Klubi ka arritur marrëveshje me lojatrin fillimisht per 6 muaj huazim me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit.

Na priftë e mbara dhe ForcaULPIANA

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles