Një person ka ndërruar jetë në Mitrovicë të Veriut, dyshohet për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Policia e Kosovës njoftoi se viktima, një mashkull kosovar, është konstatuar pa shenja jete më 26 tetor, ndërsa rasti është raportuar më 29 tetor.
Vdekjen e tij e konfirmoi ekipi mjekësor.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit, dhe rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”, njofton Gazeta Enigma.
Policia është angazhuar për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
“Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor./GazetaEnigma/