Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare, Millosh Vukojeviq, grabitësi i cili u plagos paraditen e 17 marsit në Veternik.
Ai nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intensivës Shaqir Uka.
“Po, është e vërtetë, pacientit që ju i referoheni nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve dhe para pak çastesh ka vdekur”, është shprehu Uka.
Të hënën e 17 marsit, ndodhi një tentim-grabitje e armatosur në hapësirat e jashtme të Qendres Tregtare “Albi Mall” në Veternik.
Cak ishte automjeti i një kompanie të sigurimit i cili barte para.
Dy persona mbetën të plagosur, nga shkëmbimi i zjarrit mes punëtorëve të sigurimit dhe grupit të grabitësve, nga një në secilën palë. /Gazeta Enigma