Ndërron jetë personi që u aksidentua rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ndërron jetë personi që u aksidentua rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident në trafik që kishte ndodhur të enjten e 24 gushtit, kishte lënë të lënduar rëndë një person i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Viktima që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles