Tërheqja e “Contour Global” nga Kosova, çështje politike apo thëngjilli?

Tërheqja e “Contour Global” nga Kosova, çështje politike apo thëngjilli?

Tërheqja e kompanisë “Contour Global”  nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 500 megavatësh, në Kosovë po vlerësohet në mënyra të ndryshme, shkruan Gazeta Enigma.

“Po e shohim që shumë më tepër po dominon agjenda politke se ekonomike dhe nën hijen e kësaj agjende politike mbetën të parealizuara shumë projektë strategjike”.

Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma” analisti për çështje ekomonike, Safet Gërxhaliu, duka theksuar se Kosova ka dështuar në krijimin e mundësisë për të filluar kapacitetë të reja energjetike.

Madje, Gërxhaliu thotë se këtë e kanë paralajmëruar edhe më 14 dhjetor të vitit 2017 kur është nënshkruar kontrata zyrtare mës kompanisë amerikane “Contour Global” dhe Kosovës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai thotë se “është një humbje e madhe për ekonominë e Kosovës sepse një projekt I tillë ka pasur një rëndësi të pa kontestuar edhe strategjike dhe gjeopolitike, ekonomike dhe integruese”.

Sipas Gërxhaliut për një projekt të tillë shoqëria civile dhe grupe të caktuara të interesit shumë më tepër kanë shpenzuar para për të lobuar kundër ndërimit sesa pro.

“Fakti që edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje – Hercegovinë janë ndërtuar kapacitete të reja prodhuese bazuar në thëngjillë, ata e kanë komoditetin e ndërtimit të këtyre termoelektranave, dukë importuar thëngjillë nga Kosova”, ka thënë ai, duke theksuar se Kosova duhet të blejë energji elektrike shumë më shtrejtë, dhe në këtë drejtim sipas tij qëllimi I lobimit nuk ka mundur me I bë ballë kompanisë amerikane

Pse u tërhoq kompania amerikane “Contour Global”

“Teknikisht është tërhequr “Contour Global” sepse nuk ka arritur të gjejë financat, mirëpo për përmbajtjen katastrofale të marrëveshjes dhe për arritjen e kësaj marrëveshje në radhë të parë e ka fajin qeveria e Kosovës e atëhershme e cila kishte negociuar një kontrat që rrezikonte ta fuste Kosovën në një varshmëri të plotë nga një investues privat në një rrethmbicioz 20 vjeçar për të finncuar një projekt që nuk ishte profitabil e as ekologjik”, ka thënë për Gazetën “Enigma”, Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP).

Pra, sipas Abazit për nënshkrimin e asaj marrëveshje të tmerrshme ishte qeveria e atërshme, ndërsa për mos zbatimin e saj është kompania amerikane.

Ndërsa, Gërxhaliu thotë se një kontrat e tillë nuk është paraqitur në qeveri apo parlament, dhe duke pasur parasysh kohën sa kanë pritur, kompania është tërhequr dhe në këtë drejtim sipas tij është çështje e institucioneve të analizojnë se ku është faji.

“Por, duhet të kuptohet se çdo medalje i ka dy anë, por, e them për faktin se Kosova nuk ka stabilitet ekomonik, per faktin që I ndërruam qeveritë në përiudhë pandemike”, ka shtuar ndër të tjera Gërxhaliu.

Madje, për tërheqjen nga kjo kontratë është deklaruar edhe vet kompania amerikane

Sipas një njoftimi të Contour Global, arsye për këtë është se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Si arsye ka përmendur edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global.

A do duhej të përfundonte ky plan i paraparë?

Dardan Abazi nga INDP shprehet optimist që ky kapitull ka përfunduar sepse sipas vetëm se do ta vështirësonte këtë krizë.

Abazi thotë se “se ajo kontrat asesi nuk duhet të zbatohet, madje edhe me rrezikun që ne duhet të paguajmë një dëmshpërblim, prap konsiderojmë që tërheqja apo moszbatimi I asaj marrëveshje është zgjidhja më e mirë”.

Madje, ai ka theksuar se në lidhje me këtë çështje i kanë kërkuar qeverisë që ta bëjë transparencën e plotë, sa I takon procesit të arbitrazhit. Kjo sepse sipas Abazit në ëeb sajtin zyrtar të komitetit të arbitrazhit shkruan se çështja është mbyllur më dakordim të të dyja palëve, mirëpo nuk dihet se për çfarë dakordimi bëhet fjalë.

A ka kërkuar Kosova ndonjë dëmshpërblim për tërheqje nga kontrata të kompanisë amerikane?

Gërxhaliu thotë se Kosova ende paguan sepse sipas tij po të kishte shteti politikë të guximshme që punon në interes të vendit dhe të zhvillimit ekomonik, para 10 – 15 viteve do të përfundote termocentrali.

Mirëpo, Abazi nuk theksoi nëse Kosova paguan ndonjë dëmshperblim, apo “Contour Global” paguan për Kosovën, sepse tij kjo ende nuk është bërë e qartë nga qeveritë e kaluara.

Ndryshe, Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të fillojë së ndërtuari në 2020-tën, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023 dhe ndërtimi i tij do të kushtonte 1.3 miliard euro. /Gazeta Enigma/.

Related Articles