Janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e FShF-së, thuhet se ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares “Kuqezi” për këtë sfidë.
Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. /Gazeta Enigma