Barcelona dhe Interi do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte nga ora 21:00.
Barcelona do të fillojë pa lojtarë si Robert Lewandowski, Marc Casado, Marc Bernal, Alejandro Balde – të cilët mungojnë.
Në anën tjetër, te Interi janë pothuajse të kompletuar, pasi vetëm Benjamin Pavard nuk do të luajë.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është francezi Clement Turpin, i cili ka treguar nivel të lartë gjykimi në vitet e fundit.
Formacionet:
Barcelona: Szczesny; Koundé, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran Torres.
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.