Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencën zyrtare për media para përballjes me Suedinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Krahas përzgjedhësit Franco Foda, në konferencë foli edhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, i cili theksoi rëndësinë e motivimit dhe besimit në mundësinë për kualifikim.
“Nesër duhet me tregu që jemi më të uritur se Suedia, edhe kjo ka me qenë pika kryesore nesër. Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10. Kemi mundësi hala për me u kualifiku. Sa të ka gjasa, duhet me luftu me mundësitë tona”, u shpreh Vojvoda.
Kosova do të përballet me Suedinë nesër (e martë), më 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.