Ndeshja ndaj Rumanisë, Krasniqi: Presim rezultat pozitiv

Ndeshja ndaj Rumanisë, Krasniqi: Presim rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës ka mbajtur seancë stërvitore.

Pas stërvitjeve, për ndeshjen ndaj Rumanisë ka folur edhe futbollisti Ilir Krasniqi.

Ai u shpreh se atmosfera është shumë e mirë, andaj të premten shpresojnë për një rezultat pozitiv.

Krasniqi theksoi se janë të motivuar për ta dhënë maksimumin në Bukuresht.

“Atmosfera është fantastike, djemtë janë të motivuar për lojën e ardhshme që e kemi. E dimë se është një lojë mjaft e rëndësishme dhe secili djalë që është këtu po e bën maksimumin për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpresojmë që do të kemi rezultat pozitiv”, tha ai.

“Këto rezultate pozitive janë edhe për shkak të atmosferës së mirë që është në ekip dhe besoj se lojtarët janë gjithashtu të motivuar për të luajtur dhe pasi i kemi tri fitore në tri ndeshje, besoj se do ta vazhdojmë këtë seri”.

“E dimë që është një kundërshtar mjaft i vështirë sepse është në pozitën e parë, por mendoj që me grupin që e kemi do të bëjmë mjaft mirë”, deklaroi Ilir Krasniqi.

Kosova dhe Rumania do të përballen më 15 nëntor. /Gazeta Enigma

Related Articles