Prishtina do të presë Ferizajn në xhiron e 16-të të Albi Mall Superligës, shkruan Gazeta Enigma.
As Prishtina, as Ferizaj nuk kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke e bërë këtë duel vendimtar.
Kryeqytetasit synojnë të rikthehen në rrugën e sukseseve dhe të qëndrojnë afër kreut të tabelës, ndërsa Ferizaj shkon në Prishtinë për të marrë një rezultat pozitiv që t’i afrojë shpëtimin nga fundi i renditjes.
Formacionet zyrtare për këtë duel janë:
Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Limani, Boueye, Saletic, Namani, Taipi, Baftiu, Muja, Veliu, Ilievski
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Neziri, Topalaj, Avdulli, Llabjani, Ramusa, Shabani, Peposhi, Berisha, Haxhimusa
