Ndeshja vendimtare, Kosova sot synon ‘ta shkelë’ Zvicrën

Ndeshja vendimtare, Kosova sot synon ‘ta shkelë’ Zvicrën

Kosova do të përballet sonte me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare për kualifikimet drejt Kupës së Botës.

Dardanët ndodhen në vendin e dytë të grupit me 10 pikë, ndërsa Zvicra kryeson me 13 pikë.

Duke qenë se në takimin e parë zviceranët fituan bindshëm 4–0, ekziston vetëm një skenar që do ta çonte Kosovën drejt kualifikimit të drejtpërdrejtë: një fitore me rezultat të thellë 6–0.

Çdo rezultat tjetër do ta mbante Kosovën në vendin e dytë dhe rrjedhimisht në Play-Off.

Ndeshja Kosovë–Zvicër zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët kërkojnë mbështetjen maksimale të tifozëve për të mbajtur gjallë shpresat për një sukses historik, dhe mbështetjen pritet ta kenë pasi të gjitha biletat janë shitur brenda disa orëve.

Related Articles