Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll të cilat do të luajnë në garat evropiane janë duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillojnë fazën përgatitore.
Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi gjatë këtyre ditëve janë duke zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, raporton Gazeta Enigma.
Sot do të zhvillohen tri ndeshje, Ballkani dhe Drita do të përballen mes vete për të pare gjendjen e ekipit me fillim nga ora 17:30.
Gjilani do të luaj kundër skuadrës së Laçit nga Shqipëria me fillim nga ora 17:30
Llapi me fillim nga ora 18:00 me ekipin maqedonas, Makedonija GP.
/Gazeta Enigma/