Ndeshje të ‘zjarrta’ sot në Superligën e Kosovës, kryendeshja në Suharekë

Ndeshje të ‘zjarrta’ sot në Superligën e Kosovës, kryendeshja në Suharekë

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 35-të në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’

Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Suharekë, ku përballen Ballkani dhe Ferizaj.

Të dy skuadrat luftojnë për fitoren e madhe, pavarësisht se kanë objektiva diametralisht të kundërta, suharekasit kërkonë titullin kampion, kurse mysafirët mbijetesën në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Në Gjilan, Drita do të përballet me Malishevën, atje ku kërkon vetëm pikët e plota, duke pritur edhe një gabim të skuadrës rivale për titullin, Ballkanit.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89, ku luhet për Evropën dhe mbijetesën.

Related Articles