Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit.
Futbollistët kanë zhvilluar stërvitjet në Kampin Nacional në Hajvali.
Të premten, më 15 nëntor “Dardanët” do të luajnë në Bukuresht kundër Rumanisë.
Ndërkaq të hënën më 18 nëntor, Kosova pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, Lituaninë.
Në një konferencë për media të mbajtur të hënë, trajneri Franco Foda, u shpreh optimist për vendin e parë në grup.
Ai gjithashtu tregoi se në ndeshjet e nëntorit, s’do t’i ketë në dispocizion pesë futbollistë: Ermal Krasniqin, Bersant Celinën, Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Emir Sahitin.
Derisa tha se në vend të tyre ka ftuar edhe futbollistë të rinj, për herë të parë nën urdhrat e tij do të jenë Baton Zabërgja dhe Leard Sadriu. /Gazeta Enigma