Jo shumë larg shtëpisë së tij, erdhi për një punë të hajrit.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, paraditen e së hënës qëndroi në Dobratin të Graqanicës, ku do ta gëzoj familjen Jovanoviq më nisjen e ndërtimit të një shtëpie.
Vënien e gurthemelit, qeveritari kosovar tha se zgjodhi ta bëjë në një moment të veçantë – në Ditën e Shën Nikollës.
Pastaj në shqip, shtoi se nga ndihmat, njëjtë mund të përfitonin edhe bashkëkombësit e tij në veri, por që u tërhoqen nga aplikimi pasi u kërcënuan nga Lista Serbe.
Me sigurimin e strehës së re për familjen e tij 4 anëtarëshe, u pa emocional i zoti i saj.
Mysafiri nga Qeveria në Prishtinë, konfirmoi këtu se do u dal krah edhe kryetarëve të rinj në veri nëse ata duan t`i shërbejnë popullit në ato zona.