9 mjete të pashpërthyera nga Lufta II Botërore gjenden në Shtime

9 mjete të pashpërthyera nga Lufta II Botërore gjenden në Shtime

Kërkimi në çdo pëllëmbë dha rezultat.

Pas gërmimit me kujdes, vërehet mjeti shpërthyes që lajmërohet eprori.

Ky verifikon se predha që u gjet është e moçme dhe e pashpërthyer. Kjo është e nënta që Forca e Sigurisë hasi nga e diela kur nisi kërkimi këtu në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.

Ato u nxorën aksidentalisht në sipërfaqe, kur një kompani po gërmonte për marrje zhavori dhe transportimin e tij në një tjetër lokacion.

Më pas njoftoi organet e sigurisë që bashkë me KFOR-in amerikan demoluan gjetjet të cilat mund t`i lëndonin.  Deri të pastrohet zona, policia ndali punën përreth perimetrit.

Shkatërrimi i mjeteve u bë në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Related Articles