Dhjetëra qytetarë kanë ndezur qirinj në Prishtinë në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.
Vrasja e saj tronditi vendin, sepse si i dyshuar për këtë vrasje u arrestua bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me dy burra të tjerë.
Ajo u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Fillimisht, u raportua se vrasja ndodhi gjatë një grabitjeje, por prokuroria dyshon se bashkëshorti i saj, Naimi, organizoi vrasjen, siguroi armën për dorasin dhe premtoi 30 mijë euro shpërblim.
Fotot e REL: