Ndryshohet përsëri data e përurimit të shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se në koordinim me FFK-në, ata kanë marrë vendim që shtatorja të përurohet me 23 korrik,.
“Kemi pasur konsultime me FFK-në dhe me familjen e të ndjerit, Fadil Vokrri dhe propozimi i tyre ka qenë ta përurojmë shtatoren me 23 korrik, ditë e cila është edhe ditëlindja e të ndjerit”, tha Hajrulla Çeku.
Data fillestare e përurimit të shtarores ishte nëntë qershori.
Shtatorja e legjendës Fadil Vokrri, do të vendoset para stadiumit i cili mban emrin e tij.