Ndryshon rezultati në Dragash, LDK thotë se pas votave të diasporës kanë fituar këtë komunë

Ndryshon rezultati në Dragash, LDK thotë se pas votave të diasporës kanë fituar këtë komunë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një njoftimi për media thotë se kanë fituar komunën e Dragashit pas numërimit të votave nga diaspora.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët për kontributin.

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë LDK përmes një komunikate për media.

Pas numërimit të votave të diasporës, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 244 vota, derisa ai i PDK-së Shaban Shabani 54 vota.

Më këto vota të diasporës, përmbyset rezultati preliminar i shpallur nga KQZ.

Në rezultatet preliminare Shaban Shabani nga PDK kishte marrë 5,648 vota apo 50,21% derisa Bexhet Xheladini nga LDK 5,601 vota apo 49,79%.

Me votat e diasporës Bexhet Xheladini ka 5,845 derisa Shaban Shabani ka 5,702 vota.

Mbesin për t’u numëruar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./

Related Articles