“Në 2023 u larguan 16 pjesëtarë nga FSK-ja, të reagojmë që nesër mos të jetë vonë”

“Në 2023 u larguan 16 pjesëtarë nga FSK-ja, të reagojmë që nesër mos të jetë vonë”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e shqetësuar me atë që po ndodhë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së, nga shërbimi.

Sipas saj, nëse nuk reagohet sot, nesër do të jetë vonë.

Postimi i saj i plotë:

Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve  të saj nga shërbimi si ushtarë.

Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot  jane larguar 16 pjestarë të FSK-së.

Related Articles