Në Afrikë shpërthen gripi i shpezëve H5N1

Në Afrikë shpërthen gripi i shpezëve H5N1

Ivory Coast i cili gjendet në Afrikën perëndimore ka identifikuar gripin shumë patogjen H5N1 të shpezëve afër kryeqytetit Abidjan dhe më pas kanë ndërmarrë hapa për të frenuar përhapjen e mëtejme.

Kjo u bë e ditur përmes ministrisë së blegtorisë në një deklaratë.

Sipas një testimi të kryer në perëndim të Afrikës, Ivory Coast konfirmoi praninë e virusit, pasi një numër i madh shpezësh filluan të vdisnin në komunën Grand Bassam, shkruan Reuters, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Lëvizja e shpezëve ka qenë e kufizuar brenda zonës së Grand Bassam, e cila është rreth 42 kilometra (26 milje) jashtë Abidjan.

Ivory Coast Bregu i Fildishtë, i cili për herë të fundit u përball me shpërthimin e gripit të shpezëve në 2006 dhe 2015 është i fundit nga disa vende të Afrikës Perëndimore i cili u përball me gripin e shpezëve H5N1.

Gana ka eliminuar 4,500 pula dhe ka kufizuar lëvizjen e shpendëve pasi gati 6,000 zogj u gjetën të vdekur nga gripi i shpendëve H5N1.

Related Articles