ShBA rrit numërin e ushtarëve për sigurimin e aeroportit të Kabulit

ShBA rrit numërin e ushtarëve për sigurimin e aeroportit të Kabulit

Ushtria amerikane tani ka rreth 5.200 ushtarë të vendosur në aeroportin e Kabulit, njoftoi sot një përfaqësues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Brenda pak ditësh, mund të ketë deri në 6 000 ushtarë në aeroport.

Trupat janë vendosur për të siguruar sigurinë e aeroportit, si edhe për të lejuar evakuimin e amerikanëve dhe ish-punonjësve afganë të forcave amerikane.

Ushtria amerikane shtoi se ka zhvendosur më shumë se 2 000 persona nga Kabuli në 24 orët e fundit, dhe rreth 7 000 që kur filloi operacioni i evakuimit të shtunën, raporton ATSh, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Talebanët e dinë se, nëse ndërmarrin sulme kundër qytetarëve amerikanë ose ushtrisë amerikane, ne do t’i godasim sërish”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, i pyetur në një intervistë me ABC News për sulmet e mundshme të talebanëve në operacionet e evakuimit.

Related Articles