Bayern Munich gjithmonë ka qenë klub i kujdesshëm në shpenzimin e parasë, madje edhe para krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Prandaj klubi i Bundesligës asnjëherë s’e ka gjetur veten të zhytur në borxhe.
Bayerni ka vendosur që asnjë lojtar nuk mund të ketë pagë vjetore më të lartë se 20 milionë euro. Klubi ka vendosur t’i ndajë pagat në katër kategori dhe lojtari do të paguhet varësisht prej rëndësisë në skuadër.
Sipas gazetës së madhe gjermane Bild, Robert Lewandowski është i vetmi lojtar që do të marrë pagë maksimale në Bayern, 20 milionë euro në vit bruto. Në kategorinë e parë, lojtarët do të paguhen nga 15 deri në 20 milionë euro në vit dhe këtu përfshihen yjet si Lewandowski, Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Leroy Sane.
Joshua Kimmich pritet të bëhet pjesë e këtij grupi sapo ta nënshkruajë vazhdimin e marrëveshjes dhe njëlloj do të ndodhë edhe me dyshen Leon Goretzak dhe Kingsley Coman nëse ata nënshkruajë marrëveshje të reja me klubin.
Pagat te Bayern do të mbeten standarde me këto kritere, përkundër inkasimeve milionëshe nga marketingu, si dhe mënyrave alternative financiare, përcjellë Gazeta Enigma.