Në bregdetin shqiptar turistët po plaçkiten përmes përllogaritjes së euros në raport me lekun

Në bregdetin shqiptar turistët po plaçkiten përmes përllogaritjes së euros në raport me lekun

Pronarët e bizneseve, hotelieria, gastronomia dhe marketet në Shqipëri nuk janë mjaftuar me ngritjen enorme të çmimeve gjatë sezonit të sivjetmë turistik.

Ata po përfitojnë edhe përmes mashtrimit të turistëve në përllogaritjen e valutës vendore në raport euron.

Ditëve të fundit në tregun e këmbimit valutor, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me valutën e përbashkët evropiane dhe ai sot këmbehet 110.55 lek për 1 euro.

Mirëpo, objektet hoteliere, restorantet, marketet dhe shërbimet të tjera përgjatë bregdetit të Shqipërisë vazhdojnë të plaçkitin turistët, duke e këmbyer euron në raport me lekun për 10 për qind më ulët, raporton Telegrafi.

Kudo që turistët marrin shërbime hoteliere dhe gastronomie atyre 1 euro, në raport me lekun iu llogarituet 1 me 100.

Kuponi i pagesës së një kafeje në një lokal në bregdetin shqiptar, ku sot një euro është përllogaritur me 100 lek

Kjo është një dëshmi se nikoqirët e turistëve, shumica shqiptarë të Kosovës, nuk po mjaftohem me çmimet enorme për shërbimet e fjetjes, çadrave, ushqimit dhe pijeve, por duhet plaçkitur edhe përmes mashtrimit në këmbimin valutor.

Related Articles