Në Bujanoc të martën janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, raporton gazeta Enigma.
Kështu ka njoftuar politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi.
“Edhe sot, ashtu si në fillim të vikendit, në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “РАТКО МЛАДИ” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve. Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”, ka shkruar Mustafi.
Ai i ka quajtur grafitet të papranueshme dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës.
Mustafi ka shkruar se ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm.