Kombëtarja e Kroacisë ka arritur një tjetër sukses të madh dhe ka fituar një medalje të re në Botëror. Pas gjithë lodhjes dhe sakrificës, kroatët kanë festuar me këngë nacionaliste.
“Za dom spremni”, shkurtuar “ZDS”, është një urim që e ka origjinën në Shtetin e Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto ishin pikërisht thirrjet e Dejan Lovren-it, i lindur në Bosnje-Hercegovinë dhe Marcelo Brozovic-it.
Tani po qarkullon një video e re e një feste nacionaliste që i prek jo pak fqinjët. ”Do t’i vë zjarrin Krajinës në Knin, do t’i vë zjarrin dy, tre shtabeve serbe”, ishte pak nga teksti i kënduar nga Lovren dhe Brozovic.
“Zbog Anice i bokala vina. Zapalit ću Krajinu do Knina. Zapalit ću dva, tri srpska štaba.Da ja nisam dolazio džaba”, pjevali su reprezentativci Hrvatske tokom proslave bronze sa Svjetskog prvenstva u Kararu pic.twitter.com/39Kl67bL9S— Istraga.ba (@IstragaB) December 19, 2022