Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, këtë të mërkure është takuar me drejtorin ekzekutiv të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Bujar Fejzullahu dhe përfaqësues të tjerë të projektit “EndlessPawsabilities”, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi rreth problemit të qenve endacakë në Gjilan, përkatësisht ndërtimin e një strehimore të vogël për trajtimin e qenve më të rrezikshëm.
Tutje nënkryetarja, Morina- Bunjaku, ka shfaqur zotimin e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, për përkrahjen e projekteve të tilla për sigurinë e qytetarëve, gjithmonë duke mbrojtur të drejtat e kafshëve.
Ndryshe, organizata joqeveritare Vullnetarët e Qytetit ka fituar një projekt nga Ambasada Britanike për trajtimin e qenve endacakë, e cila do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës së Gjilanit./Gazeta Enigma/