Në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në dy mbishkrime “Kosova është Serbi”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.
“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.11.2021 – 16:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur se në një mur kishte të shkruar dy mbishkrime si: “Kosovo je Serbia“. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Gazeta “Enigma”/